|
|
 |
Prizreni
është qytet i lashtë historik që shtrihet brigjeve të
Lumbardhit, nën shpatijet pitoreske të maleve të Sharrit.
Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është
njëri ndër qytetet më të vjetra të Evropës
Juglindore e më gjerë.
I nënshtruar lëvizjeve të mëdha shoqërore gjatë
periudhave të caktuara kohore, Prizreni përjeton dhe baticat e
zbaticat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor, duke pësuar edhe
transformime të emërtimit. Shënimet historike flasin se lulëzimin
më të madh të zhvillimit Prizreni e kishte gjatë shek.
XIV dhe XIX, kur njihej si qendër e fortë tregtare, fidanishte
e zejtarisë, kulturës dhe artit, çka dëshmon edhe
prania e mëse 65 përmendoreve historike të patundshme dhe
mbi 600 të tjera të lëvizshme, të gjitha këto nën
mbrojtjen e shtetit.
Jo rastësisht Prizreni quhet "Qytet muze".
|
|
|